Rama rrethon nga frika e nesërme dritat e çmëndurisë së tij

Kategoria

Kryeministria është zgjuar pa derën kryesore të saj. Porta e madhe që jep nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, të cilës Edi Rama i vendosi strehën me shumë drita sipas idesë së artistit Philippe Parreno, është mbuluar tërësisht. Gjatë natës mbi të është vendosur një skelë dhe një rrjetë. Nuk dihet ende cili është qëllimi i izolimit, por hyrja mbyllet një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një masë e marrë nga Rama për të mbrojtur hyrjen e kryeministrisë që të mos dëmtohet nga protestuesit, në rast se ata e sulmojnë atë. Vetë Rama gjendet në Kosovë dhe është e paqartë nëse do të jetë në zyrë të shtunën e protestës. /Lapsi.al