Nga Ilir Kadia: Kali i Ibrahim Rugoves.

Shkrime

Tishi kish 20 vjet qe mundohej te gjente nje njeri per te nderhyre tek te medhenjte e Londres qe te jepnin lejen per nje copez vend per Skenderbeun. Kur na priti Rugova ne shtepine e tij ne Prishtine, qe ish edhe Presidenca e Republikes,dhe fill sa ishim rehatuar ne dhomen me oxhak, pasi kishim pare guret e cmuar te nentokes kosovare, Tishit nuk ju prit dhe e pyeti nese kish ndonje mik ne Londer.Po, tha Rugova, e kam nje mik te mire,Toni Blerin! Aman,I tha Tishi, thuaji Blerit te na ndihmoje ta veme nje bust te Skenderbeut ne Londer.Jane 100 e ca mije shqipetare qe do ta kthenin ne vend peligrinazhi dhe ne anglezet do jua shperblenim keshtu shume mire nderin qe na beri Skenderbeu duke mbrojtur krishterimin… se Europa pa Skenderbeun tani do fliste turqisht,se…Do i them!-tha Rugova.
Dhe shiko mos ja dergo letren me e-mail se keshtu nuk eshte serioze!Shkruaje me pene e me boje ne kartë! Degjove?! Degjova I tha Rugova.Dhe pastaj muhabeti shkoi tek librat e vjeter qe Tishi ka koleksion per Skenderbeun dhe titullin “Nderi I Kosoves” qe Rugova kish bere gati per Tishin,anglezen qe si bleta mbledh prej gati gjysem shekuli librat e vjeter te shkruara ne gjuhe te ndryshme te botes per Heroin tone kombetar,Gjergj Kastrioti Skenderbe,ne shtepine e se ciles ne Fullham Rugova e kish gdhire duke pire vere e duke i çfletuar me gjoksin mbushur krenari!
Çohemi,me tha Tishi, te behemi gati per ekspoziten e librave tek Biblioteka.Na pret Bashota! Çohemi,i thashe une. Por prit,Zoti Rugova, me çfare do ja çoni letren Toni Blerit?!-e pyeti ajo nga meraku sërish e sërish Presidentin Rugova.
Dhe Rugova ju pergjigj hazerxhevap:-Me kale!
Te gjithe ja plasem te qeshures.
Edhe une, qe ne çast me lindi nje perfytyrim me Rugoven kalores mesjetar mbi nje kale te bardhe kaloronte përmes Evropes me nje kartë në dorë per Blerin qe duhej medoemos ti jepte kater metra katrore Skenderbeut ne Londer per te qene atje sa te jete jeta!