Me 7 mijë euro bëhesh diplomat.

Aktualitet

Një video e transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin e njohur “Striscia la Notizia” në “Canale 5” na njeh me një skemë mashtrimi që ndodh në Tiranë.

Nje person i quajtur Shefki Hysa ka themeluar një organizatë të dyshimtë mashtruese ku hiqet si pjesë e OKB-së.

Sipas tij nëse paguan një tarifë prej 7,000 eurosh ata të pajisin me një kartë të veçantë e cila sipas tyre e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë.

Gazetarët e emisionit të njohur italian u kamufluan si persona të interesuar dhe erdhën në Shqipëri për të folur më nga afër me këta persona.

Madje Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të mashtruar nga kjo skemë. Në vijim video e emisionit të sotëm.