LSI revansh në Gjirokastër. Shkarkohet n/kryetari i Bashkisë nga PS-ja
Zamira Rami shkarkon Ylli Muhon, nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, i cili i përket PS-së. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Personelit dhe ajo Juridike në Bashkinë e Gjirokastrës.
Motivet e shkarkimit zyrtarisht nuk janë zbardhur, por mësohet se Rami dhe Muho, kanë qenë në një përplasje të hershme mes tyre.
Mesditën e sotme Zamira Rami i ka dhënë një shkresë në dorë Muhos pa dhënë asnjë lloj shpjegimi, duke i komunikuar shkarkimi nga detyra.
I kontaktuar nga Jugunews.net, Muho, ka pohuar shkarkimin e tij nga detyra ndërkohë që ka dashur që këtë çështje, t’i japë drejtim, në forumet e PS ku është dhe vetë anëtar i kësaj force politike.
Ylli Muho është propozuar nënkryetar Bashkie nga PS në korrik të 2015. Para këtij posti, Muho ka qenë kryetar i Komunës Antigone në periudhën 2003-2015.