Klodian Tomorri: Rritja e pages minimale rrit varferine

Rritja e pages minimale nuk eshte rritje te ardhurash per te varfrit, por eshte rritje taksash per te varfrit dhe gjithe te tjerat. PO. Ne Shqiperi, rritja e pages minimale nuk e ul varferine, por e rrit ate.

Ceshtja eshte e thjeshte. Sot paga minimale ne Shqiperi eshte 22 mije leke. Por ne industrine e fasonit ne dhe shume sektore te tjere te ekonomise me produktivitet te ulet pune mund te gjesh me mijera punonjes qe paguhen me 16 mije leke e ndoshta me pak. Vete ministri i brendshem e ka pranuar publikisht qe rojat e policive private paguhen 17 mije leke.

E dini pse ndodh kjo? Nuk eshte vetem fakti qe ne kemi institucione te dobeta qe nuk mund te detyrojne dot bizneset te paguajne pagen minimale sipas ligjit. Kjo eshte nje arsye por jo e vetmja.

Arsyeja themelore eshte se paga nuk rritet me vendim qeverie as me ligj, por reflekton produktivitetin e punes. Si mundet nje biznes te paguaje 25 mije leke nje punonjes qe prodhon gjithsej 18 mije leke. Nuk e paguan. Nese ti e detyron me ligj t’i jape rroge 25 mije leke, ai do e heqe nga puna. Do shkurtoje vendin e punes.

Kjo eshte arsyeja qe rritja e pages minimale con ne rritjen e papunesise dhe godet te varfrit. Per kete u zu Obama me republikanet 2 vjet.

Tani te kthehemi ne Shqiperi. Nese qeveria do e rrise pagen minimale ne 26 mije leke, industria e fasonit derrmohet. Jo sepse fasonistet do paguajne rroga me te larta per punonjesit e tyre. Puntoret nuk kane per te perfituar asnje leke me shume, perkundrazi.

Por sigurimet qe do i paguajne shtetit tani nuk do te llogariten me mbi pagen 22 mije leke por mbi pagen 26 mije leke. Kjo rrit taksat per pronarin, rrit sigurimet edhe edhe per punonjesin.

Rritja e pages minimale ka vetem nje te fituar. Ministrine e Financave. Vetem arka e shtetit fiton sepse mbledh me shume taksa. Gjithe te tjeret humbasin. Dhe demi ne ekonomine tone eshte i madh. Eksportet e fasoneve kane shkuar gati 100 milione dollare ne muaj. Po mbajne ekonomine. Rritur pagen minimale dhe keta i fundos.

Ndaj Ministria e Financave, edhe pse fiton nga rritja e pages e kundershton ate. Keshtu qe sindikatave, drurin si Thatcheri dhe perpara me shkollen e

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments