Jozefina Topalli: Ka një muaj që Kryeministri i vendit nuk vjen në parlament

Politike

E nderuar zonja kryesuese e seancës,
​Ka një problem real në lidhje me Kushtetutën, me ligjin dhe me Rregulloren e Kuvendit. Në thelb kemi një problem në lidhje me mosekzistencën e qeverisë. Ka tri javë që në karriget e ministrave nuk ka asnjë ministër të partisë që bën koalicionin “qeverisës”. Ka një muaj, dhe kjo është më e rënda, që Kryeministri i vendit nuk vjen në parlament për t’iu përgjigjur deputetëve, për të mbrojtur ligjet dhe për të debatuar për zhvillimet e fundit. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 25 vjet. Unë e di që ju nuk keni përgjegjësi në këtë raport, por sigurisht që maxhoranca ka përgjegjësi dhe, në kushtet ku ne jemi, nuk ka rrugë tjetër përveçse bërjen nga ana e Kryeministrit të një mocioni votëbesimi, sepse këtu faktikisht nuk ekziston më maxhoranca. Pra, tri javë pa partinë e koalicionit, një muaj pa paraqitjen e Kryeministrit, çfarë kuptimi ka? A ka Kushtetutë? A ka ligj? A ka Rregullore? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që një Kryeministër i një qeverie të majtë apo të djathtë të guxojë të mos paraqitet një muaj rresht në parlament? A mund të qëndrojë një qeveri në këmbë nëse ministrat e një pjesë të koalicionit për më se tri javë nuk paraqiten, nuk debatojnë, nuk vijnë të ulen në karriget e tyre?

Risultati immagini per seance plenare