Behlul flirton me gazetaren në sy të bashkshortes. Foto/Video

Aktori i njohur turk Kivanc Tatlitug, u vlerësua me çmimin ‘Mashkulli i vitit’ në ceremoninë GQ Turkiye.

Ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek aktori simpatik në këtë ceremoni, nuk kaloi pa u komentuar edhe bashkëshortja e tij , Basak Dizer, e cila i qëndronte gjatë gjithë kohës bashkëshortit të saj në krah.

Por në përfundim të kësaj ceremonie , aktori dhe stilistja 30 vjeçare kanë dhuruar disa poza për aparatet e fotografëve, ndërsa më pas janë intervistuar nga gazetarja e kanalit televiziv ’D’.

Gazetarja e cila njihet si një ndër mikeshat e aktorit  gjatë gjithë kohës u tregua e pakursyer me  komplimente ndaj 32 vjeçarit, ndërsa bashkëshortes së tij nuk i ndahej për asnjë moment buzëqeshja nga fytyra./Syri.net.