Basha: Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi
Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësise, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez te artit, kultures e sportit, te papune e sipermarres, fermere dhe punetore.
Nga ky bashkim i madh kane frike vetem ata qe duan ti mbajne shqiptaret te nenshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejne për protestën.
Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.
Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen. #NgrihemiBashkë nesër më #18Shkurt.