Reagon kryebashkiaku i Pogradecit. Kapri: Nuk kam pasur asnjë problem në të kaluarën time

0

Dua të komunikoj me publikun, në lidhje me një lajm të pavërtetë që po shpërndahet në media pa u ndalur, edhe pse nuk ka asnjë fakt, dhe asnjë bazë ku të qendrojë.
Unë si i zgjedhur në këtë detyrë të lartë, jam i hapur dhe respektoj cdo ligj të vendit, dhe madje e vlerësoj shumë atë të dekriminalizimit. Kur kam vendosur të kandidoj për kryetar bashkie në Pogradec, ligji ka qënë në fuqi, dhe sigurisht nuk ka qënë pengesë për mua. Jam i hapur për cdo verifikim ndërkohë që KQZ ka konfirmuar vërtetësinë e çdo të fakti në formular. Nuk kam pasur asnjë problem në të kaluarën time, dhe me besim të madh jam se s’do kem as në vazhdim, sepse e kam vendosur të mos bëhem asnjë ditë pjesë e asnjë krimi. Ajo për të cilën nuk jam i hapur, janë mashtrimet, trillimet dhe intrigat politike. Unë kam fituar zgjedhjet si kandidat i Partisë Demokratike dhe politikisht i përkas kësaj force politike. Nuk kam qënë kurrë pjesë e LSI. Redaksia e lajmeve në Top Channel ka reflektuar duke korigjuar lajmin. Qytetarët e Pogradecit sot kanë nevojë për punë, për zhvillim, për mirëqënie. Përpara kemi protestën e datës 18 Shkurt ndaj është detyra e të gjithëve ne dhe çdo qytetari të protestojmë kundër padrejtësive, kriminelëve të vërtetë në pushtet, varfërisë dhe kaosit që po përjeton sot vendi.#EduartKapri

Fotografia e Eduart Kapri

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author