Paloka: Mazhoranca është në situatë frike.

Politike

Ne nje deklarate per mediat, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka u shpreh se:

Mazhoranca është në situatë frike. Parlamenti është bllokuar prej gati 1 ore. Incidenti që ndodhi kishte shkaktar deputetët e mazhorancës, të cilët thyejnë rregullisht dhe janë dy deputetë tipikë, Balla e Braçe dhe pikërisht gjithmonë kur flet ish-presidenti dhe ish-kryeministrit.

Kryetarja u bë qesharake kur tha se e pashë në Kuvend që Noka e ka gjuajtur Braçen dhe nuk e ka Braçen që shau. Kërkesa jonë është që të përjashtohen të gjithë ata deputetë që thyen rregulloren, duke nisur që nga deputetët socialistë.

Kryetari i kësaj mazhorance ka frikë dhe nuk vjen prej 1 muaji në Kuvend dhe u jep porosi klyshve të tij, të cilët nuk zbatuan as porositë e kreut të grupit parlamentar që u kishte thënë të mos provokonin.

Kjo është një mazhorancë që ka bllokuar parlamentin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *