Brukseli i sulet Vlahutin-it. Lexoni pyetjen e 9-të që i drejtohet Mogherin-it.

Aktualitet

Pas publikimit të kontratës për blerjen e një vile me vlerë 1.6 milionë euro nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri,zyrtarët e Brukselit kanë nisur veprimet. Kryetarja e Komisionit për kontrollin e Buxhetit në Parlamentin Europian, Inderborg Graessle nëpërmjet një letre i kërkon llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini.
Letra e publikuar nga ‘Panorama’ është e datës 15 shkurt dhe përmban 11 pyetje të detajuara.

Pyetja nr.9 është qershia mbi tortë, ku Mogherini pyetet të japë përgjigje mbi lajmin se në delegacionin e BE-së në Shqipëri janë punësuar nga Vlahutin kushërinj të ministrave të Ramës.


Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin

EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu nje rezidence ne zonen e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi bërë me dije se cmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.

  1. A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?
  2. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për m2?
  3. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
  4. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
  5. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
  6. Kush i drejtoi këto negociata?
  7. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
  8. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
  9. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
  10. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
  11. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?