Shehu: Koncesionet e qeverisë Rama, anti ligjore

I ftuar në Intervsitën e mbrëmjes në Ora News ai tha se programi do të nxisë sektorët që gjenerojnë punësim për qytetarët. Në lidhje me grabitjet e fundit Shehu tha se Ministri Tahiri duhet të jepte dorëhqjen.

‘Programi synon zhvillimin e sektorëve që gjenerojnë punësim për qytetarët’ kështu e velrëson programin ekonomik të prezantuar nga forca ku bën pjesë, eksperti i ekonomise në PD, Sherefedin Shehu i ftuar në intervsitën e mbrëmjes, në Ora Neës.

Shehu: PD ka kapur dy elementë të rëndësishëm që mund të shihen edhe si elementë të stimulimit fiskal që është e para ulja e barrës për biznesin dhe nga ana tjetër do të ketë mbështetje të posaçme për sektorët që gjenerojnë punësim. Rritja e pagës minimale i bie të jetë më shumë sesa 35 %.

Duke u ndalur te grabitjet e fundit ai u shpreh se Minsiti i Brendshëm Saimir Tahiri duhet te jepte dorëheqjen.

Shehu: Pse nuk janë marrë këto masa që në herën e parë, por pritet hera e tretë apo e pestë që të ndodhin të tilla grabitje. Kjo do të thotë se kemi mungesë përgjegjësie të dukshme, sepse minimalisht ai ministër nëse është aq i përgjegjshëm jep dorëheqje.

Koncesionet e qeverisë Rama, Shehu i konisderoi anti ligjore ndërsa tha se PD do t`i besoj privatit shfrytëzimin e burimeve natyrore ku shteti nuk mundet të investojë, po jo shërbimet publike.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments