Nga Fitim Zekthi: Denglat per liri, zgjedhje te lira apo demokraci perndryshe jane vetem fjale per te fshehur korrupsionin.

Aktualitet

Gjithkush e ka te qarte se ne gjendjen e tanishme nuk mund te kete zgjedhje. Ne gjendjen e tanishme mund te kete vetem votime. Qeveria, shumica qeverisese per shkak te nje pakti mefistofelian, te nje pakti me djallin per te ardhur ne pushtet, eshte e mberthyer nga kerkesat e ketij pakti, eshte e burgosur e asaj qe perfaqeson nje pakt i tille. Per pasoje korrupsioni, mbjellja e drogerave, shitblerja e deputeteve, lufta ekstreme brenda qeverise dhe shumices, kriminalizimi i vendimarrjes dhe institucioneve do te ishin sic jane karakteristike baze e saj. Ekonomia, moskrijimi i vendeve te reja te punes, pamundesia e nje konkurence te drejte, sherbimi i rrenuar shendetesor, varferia etj do te jene domosdo, sic jane, bashkeshoqeruese. Nuk ndryshohet asnje gjendje vetvetiu ose nuk mund te pritet qe faktoret qe shkaktuan kete gjendje te vetekorrigjohen dhe ndryshojne gjendjen. Perkundrazi gjendja vjen duke u perkeqesuar. Ne kushte te tilla protesta duhet te perkrahet nga te gjithe dhe duhet pare si mundesia e vetme per te ndryshaur dicka. Nuk mund te kete qendrim tjeter ndaj protestave te tilla vetem se perkrahja per to. Denglat per liri, zgjedhje te lira apo demokraci perndryshe jane vetem fjale per te fshehur nje korrupsion te brendshem moral te gjithsecilit ose ne rastin me mire pafuqi per te kuptuar pasojat e paktit me djallin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?