Nga Elida Rusta: Gruaja e shefit

Shkrime

Takova një ditë gruan e shefit.
E ftova për kafe dhe i qava hall , teksa i kërkova ti thoshte të shoqit të më jepte lejen e vitit në verë,të shkoja te prindërit se në dimër në bjeshkë nuk dilet prej borës.
Gruaja e shefit u shndërrua në njē qenie të lumtur! Me gjasë i ndodhte për herë të parë që dikush t’i jepte kaq rëndësi.
Jo vetëm që shefi nuk ma dha lejen në verë ,por as në dimër! Pranveren e ardhshme u detyrova të shkoja në zyren e shefit për ta lënë punën. Shkova se desha edhe ta shaj njëherë,t’i tregoja se ai ishte aq kafshë sa as hatrin e gruas nuk e hante. I tregova për takimin me të shoqen! Ai u hodh:-Gruaja as më ka treguar që ju të dyja njiheni le pastaj që keni pirë kafe e aq më pak të keni bisedar.
Sa torollake jeni ju gratë!
Nuk e njihni as veten! Asaj i është rritur mendja e i është dukur vetja shefe jo vetëm e jotja, por edhe imja!