Kuksianëve iu sillen lopë nga Danimarka për kompensim.

Aktualitet

Në Qarkun e Kukësit ka nisur kompensimi për gjedhin e dëmtuar nga dermatoza nodulare.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë përmes shortit ka ndarë bagëtitë e para, të ardhura nga Danimarka për fermerët e prekur në kuadër të dëmshpërblimit kokë më kokë.

Fermerët shprehen spektikë pasi nuk e dinë nëse ato do të përshtaten me ambientin.

“Janë shumë të vogla, nuk e dimë sa vjeç janë. Të shohim” thonë fermerët

Qarku i Kukësit është ndër më të prekurit nga sëmundja e gjedhit. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në të gjithë qarkun janë 171 krerë lopë të dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.

Pritet që me daljen e analizave të kompesohen edhe fermerët e tjerë të mbetur./ora news