Kastriot Dervishaj: Vazhdon krimi shtetëror ndaj arkivistëve
Vazhdon krimi shtetëror ndaj arkivistëve
Nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i larguan nga puna edhe dy arkivistë.
Njëri administron gjithë dosjet hetimoro-gjyqësore dhe kuadrin oficer e nënoficer, me përvojë pune 10 vjeçare.
Punonjësja tjetër ka në këtë arkiv 25 vjet përvojë në drejtim të përpunimit të fondeve.
Janë specialistë që e njohin punën, të depolizuar, të departizuar dhe që natyrisht nuk janë as komisarë partish dhe as përdorues droge.
Në kohën kur në publik hidhen dëngla me komente për “hapje dosjesh”, sulmohen në mënyrë të paskrupullt arkivistët, themeli i shtetit, pjesa më e paprekshme e tij.
Përvoja botërore na tregon se ato shtete që luftojnë arkivistë nuk duhen konsideruar fare si shtete normale. Askund në botën e përparuar, madje së fundi as në shtetet afrikane nuk bën vaki që vlerësimin i arkivistëve ta bëjnë nga ata që nuk e dinë dhe as ka shpresa të kuptojnë se ç’janë arkivat.