Fytyra e mosmirnjohësit. Po me Ramën pse bashkpunon?

Kategoria

Në një intervitë në “Vila 24” ka folur ish-presidenti Bamir Topi, ku ka përjashtuar çdo mundësi për të bashkëpunuar me Sali Berishën.

Gjatë intervistës ai u ndal në ditët kur ndodhi ndarja me Partinë Demokratike duke theksuar që çarja mes tyre ska ndodhur për arsye personale por për arsye shtetërore.

Përse u prishët me Partinë Demokratike?

Unë e kam shumë të vështirë të prishem për arsye personale. Po e them për herë të parë po e them se jam prishur për arsye shtetërore. Në prill 2008 Sali Berisha dhe Edi Rama arritën një akord në dëm të shtetit, ndryshimet kushtetuese.

Gjithë ajo klimë tensioni bëri atë që unë të krijoja distancimin, pozicionimin. Njeriu pavarësisht se bën debate të forta shtetëtore, i ruan marrëdhëniet njerëzore, gjë që nuk ndodhi nga krahu tjetër. Ndryshimet erdhën menjëherë pas Gërdecit. Opozita e asaj kohe mendoi se pushtetin e kishte shumë të afërt. Ish kryeministri e shfrytëzoi për të fuqizuar pushtetin e tij ekzekutiv.

Nga ky moment pastaj nisi një betejë e vendosjes së pushtetit politik mbi shtetin. Kjo ishte arsyeja që unë jam distancuar.

Jeni i gatshëm për ribashkim?

Në këtë botë gjërat janë relative. Dëshiroj të rikonformoj një deklaratë që e kam bërë vite më parë. Me personazhin në fjalë që ishte kryeministër, asgjë nuk do të mund të më bashkojë në këtë Botë. Ai doli nga shtrati i marrëdhënieve normale dhe rrëshqiti totalisht në deklarata që njeriu për asnjë arsye nuk i bën.

Ju u zgjodhët President në 2007. PD kishte 79 mandate, duheshin dhe 5.

A jeni interesuar ndonjëherë pse këta ikën nga PS dhe votuan për ju?

Është Kontributi specifik i zotit Nano për marrjen e mandatit. Nano ishte kandidat i vetëshpallur për të konkurruar si President.

Ai arriti të marrë 20 firma dhe nuk gjeti mbështetjen e PS-së. Në këto kushte Nano vendosi dhe deklaroi vetë të mbështesë zgjedhjen e Presidentit si një akt qytetar dhe institucional. Unë i jam mirënjohës publikisht për xhestin e tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *