Zbulohet arsyeja se pse Eduard Selami dilte kundra vendimeve të PD-së

Aktualitet

Gazetarja dhe njëkohësisht bashkshortja e deputetit demokrat, Eduart Selami, Ilva Tare, ka marrë postin e drejtueses së bordit të organizatës së financuar nga George Soros, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

Prej disa kohësh gazetarja Tare ka qenë anëtare e bordit të organizatës së Soros, ndërkohë që së fundmi është bërë drejtuese e bordit.

“Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” ka në përbërje 6 anëtarë të bordit dhe një drejtues.

Drejtuesja e emisionit “Tonight Ilva Tare” mori drejtimin e bordit pas largimit të Remzi Lanit.

Anëtarët e tjerë të bordit janë: Bernard Zeneli, Remzi Lani, Olsi Dekovi, Persida Asllani, Piro Misha dhe Sotiraq Guga