Nis hetimi për 5 gjyqtarët që dhanë pafajsi për” Hakmarrjen”. Ja emrat e tyre.

Aktualitet

Inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

KLD-ja do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale.

Për efekt hetimi, Inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit.

Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar.

SPRINT.AL