Shpërthen Koço Kokëdhima: PS-ja është një parti bandash.

Politike

Nga Elbasani ku prezantoi për socialistët Lëvizjen “Zgjidhja”, Kokëdhima e cilësoi Partinë Socialiste si një parti bandash. Sipas Kokëdhimës, Tirana është dega më e shpartalluar e kësaj partie, ndërsa shton se mungesa e zgjedhjeve që nga 2011, vjen si pasojë e rivalitetit Veliaj-Tahiri.

Sipas Kokëdhimës, Tahiri dhe Veliaj, janë dy “princat” e Rilindjes që e kanë marrë peng PS-në e Tiranës. Për ish-deputeti, dyshja Tahiri-Veliaj “vdesin” të bëhen pasardhës të Ramës në krye të PS.

“Në gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2016 u bënë zgjedhjet e organeve vendore të Partisë Socialiste. U zgjodhën edhe kryetarët e partive në nivel bashkie. Në Tiranë nuk u bënë zgjedhjet. Partia Socialiste e Tiranës është më e shpartalluara në krahasim me gjendjen politike dhe organizative të partisë në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Saimir Tahiri është kryetar qysh në vitin 2011. Ai e ka mandatin 2 vjet. Që atëherë ai nuk është zgjedhur më. Saimiri nuk zgjidhet, ai rri kryetar vetvetiu. Është kryetar i përherhershëm.” tha Kokëdhima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *