Ministri i Enver Hoxhes në takimet e zv ministrit të PS-së, Petro Koçi

Aktualitet

Kiço Mustaqi  shfaqet në krah të zëvëndësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, në ceremoninë e përvjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”.

Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e diktaturës dhe ish-anëtari i Byrosë Politike, është shfaqur në krah të zëvendësministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”.

Referuar fotos së publikuar nga porttali “balkanweb nga ky aktivitet, Mustaqi, dallohet qartësisht si i ftuar nderi në tribunën, ku janë ulur krah tij edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Në fotografi duket qartë vendi i nderit që i është rezervuar ish-zyrtarit të lartë të diktaturës komuniste.

Duket që nuk ka më asnjë kompleks për të nderuar të shkuarën komuniste, ndërkohë që e kundërta kërkohet nga Shqipëria.

Reagimi i PD

Kreu i Departamentit të Ish-të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike Tomor Alizoti do të reagonte lidhur me ngjarjen në fjalë duke u shprehur se e keqja e ka të pamundur të mos e shfaqë veten publikisht dhe në mënyrë brutale.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Alizoti shprehet se është kryeministri Edi Rama është ai që e ka rikthyer në skenën publike ish-ministrin famëzi dhe enveristin e paepshëm, Kiço Mustaqi.

Sipas Alizotit, Rama po rikthen regjimin kriminal dhe përmes një provokimi të përhershëm për ata që vuajtën dhe për ata u përndoqën, por edhe si një dëshmi të sadizmit politik ku me akte të tilla fitohet kënaqësi dhe dëshmohet lidhja e pandërprerë me pushtetin dhe krimet e djeshme.

Deklarata e Tomor Alizotit

E keqja e ka te pamundur te mos e shfaqe veten publikisht dhe ne menyre brutale. Zevendesministri i mbrojtjtes Petro Koci, nje funksionar mjaft i larte i qeverise se kryeministrit Rama del publikisht ne krah te nje prej figurave me perfaqesuese te krimit komunist dhe regjimit totalitar te djeshem: ish ministrit famezi, enveristit te paepshem Kico Mustaqi. Kryeministri Rama e ka rikthyer ate qe ishte regjimi kriminal me stalinist ne bote, njerezit e atij regjimi dhe simboliken e Partise se Punes ne jo vetem ne nje provokim te perhershem per ata qe vuajten dhe per ata u perndoqen por edhe ne nje deshmi te sadizmit politik ku me akte te tilla fitohet kenaqesi dhe deshmohet lidhja e panderprere me pushtetin dhe krimet e djeshme. Kjo nuk mund te perkufizohet apo pershkruhet ne menyre tjeter vetem si kriminalizim i ri i nje grupimi politik qe krimin e djeshem e sheh si burim legjitimiteti. Edhe menyra se si qeveris sot, si e shnderroi vendin ne nje plantacion hashashi, sesi detyroi te vetevriten burgjeve njerez te varfer te denuar per mospagim dritash, sesi riktheu ne polici ish njerez te sigurimit te shtetit etj tregon gjithe kete aberracion qe duhet shkulur nga njerezit. Rruge tjeter nuk ka, keshtu-nga njerezit- kane rene qeverisje te tilla kudo.