Fitim Zekthi: “Vetting” te gjithanshem te politikaneve me te larte te vendit.

Analize

Shpallja e pafajshme nga gjykata e nje organizate te dyshuar per krime te tmerrshme, pas nje rigjykimi te urdheruar nga Gjykata e Larte dy vjet me pare, nuk tregon se gjyqesori ka nevoje per vetting sic mund te duket ne pamje te pare. Ky akt tregon se ka nevoje per nje “vetting” te gjithanshem te politikaneve me te larte te vendit. Organizata e cila ishte e denuar per dhjetra krime qe nga pengmarrjet, vrasja, bombat, trafiku etj ose ishte persekutuar kot dhe politikisht nga qeveria e partise demokratike dhe gjithcka ndaj saj ishte nje sajese, u konstruktua nga asgjeja nje organizate, iu mveshen krime, u tha kot qe kishte ne te elemente te sigurimit te shtetit dhe partise se punes dhe per kete partia demokratike, ish kryetari Berisha dhe gjithe ministrat e tij se bashku me gjyqtare, prokurore qe moren pjese ne kete konstruksion duhet te mbajne pergjegjesi. Mirepo ketu ka nje problem: krimet kane ndodhur, vrasjet jane kryer, bombat jane vene madje ambasadori amerikan James Jeffrey tha pas vrasjes se shoferit te kryeprokurorit se ata nuk do te gjenin kurre qetesi, se shteti do tu qepej pas tere jeten etj etj. Nqs organizata dhe krimet nuk jane sajese atehere duhet nje vetting i thelle per kryeministrin Rama dhe ministrat e tij. Pse ai qe ka folur per gjyqtare killera kur pezulluan nga detyra nje drejtor policie, pse ai qe lejoi qe kryetari i bashkise Tirane jo vetem ti shante egersisht gjyqtaret por edhe te protestonte para gjykates per nje leje ndertimi, pse ai qe ka lejuar te perdore nje gjuhe ekstreme ndaj gjyqtareve ministrin e brendshem Tahiri kur ata preken nje drejtor policie, nuk tha asnje fjale per vendimin per rigjykim te Gjykates se Larte. Pse Rama qe ka share me emer gjyqtare per ceshtje nga me te voglat kur ishte ne loje nje ceshtje qe prekte ate ose qeverine dhe interesat e saj nuk tha asgje per Gjykaten e Larte qe lejoi te vinte ky vendim i tanishmi. Nqs ambasadori amerikan tha dikur per organizaten se shteti do iu qepej pas tere jeten, sot duket se kemi shtetin qe i eshte vene pas si mbeshtetje.

F. Zekthi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *