Duka: Si më turpëroi shoferi në një darkë

Agron Duka ka rrëfyer në emisionin “Xing me Ermalin” një situatë të sikletshme me shoferin e tij.
Duka tha se kur ishte ministër e ftoi shoferin në një darkë private me një zyrtar japonez të Bankës Botërore. Mes humorit, Duka tregoi se si shoferi ‘doli nga vetja’ pasi piu alkool, në një darke ku këndonte live këngëtarja Liljana Kondakçi.
“Një herë ftova një të Bankës Botërore për t’i dhënë një darkë private, nga vetja. Shoferi ishte shoku im moshatari im. Në jetën normale ishim miq, por për të treguar respekt hapte derën thonte: Urdhëro zoti ministër. Kur shkuam tek darka, i thashë edhe shoferit hajde të hante me ne që të mos rrinte jashtë.
Ai rrinte si zotni dhe më vonë thotë: A ta pi një gotë?! Po – i thashë, por e piu një shishe verë dhe pastaj i jepte lekë këngëtares. Këngëtarja ishte Liljana Kondakçi, por kur i kërkova të ndalonte ai nga “si urdhëron zoti ministër”. Më tha “Ça ke ti re, pse lekët e tua janë?! Shif re punën tate aty”. Zyrtari i BB ishte japonez por ai kishte shumë vjet në Shqipëri dhe dinte shqip. Shoferi i tha “Pije me fund, o kinez!”. Ai i shkreti (japonezi) filloi duke thënë pastaj: Mali djalë i keq.
E çova shoferin në shtëpi, se nuk i jepte dot makinës, e lash poshtë shtëpisë, merrte frymë si me zor. Të nesërmen kur ktheheshim më tha mua: “A bëra ndonjë gjë mbrëmë?” Jo mo i thash. “Po mirë ti more legen – më tha – si më le aty poshtë dhe unë kam flet tërë natën jashtë”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments