Ja drejtorët e George Soros që bashkëpunojnë me Romana Vlahutin

Aktualitet

Hashtag.al ka konstatuar se dy anëtarë të bordit të këtij projekti të rëndësishëm të BE-së, janë njëkohësisht dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (Soros).

Bëhet fjalë për Bernard Zenelin dhe Sotiraq Gugën.

Të dy rezultojnë njëherazi dhe anëtarë bordi të Fondacionit Soros, por edhe anëtarë të bordit drejtues të projektit të BE-së për studimet politike.

Kryetar i bordit të Shkollës Politike është zoti Olsi Dekovi, numri 2 i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, numri 1 është zonja Vlahutin.

Në bordin e shkollës politike të drejtuar nga BE-ja, përveç dy anëtarëve të bordit të Soros, bie në sy dhe prezenca e gazetarit të ‘Zërit të Amerikës’, zotit Armand Mero.

Interesant është fakti se anëtari i bordit të Soros dhe bordit të Shkollës Politike zoti Bernard Zeneli, pak ditë më parë kishte komentuar në faqen elektronike të gazetës Huffington Post.

Komenti ishte bërë në shkrimin e bujshëm të Luke Coffey i cili fliste për ndikimin e linjës Soros në Tiranë dhe për nevojën e ndryshimit të kësaj linje.

Pikërisht në këtë shkrim kishte komentuar dhe zoti Zeneli, i cili e konsideronte shkrimin e Coffey si një analizë të zymtë që nuk përputhej me planet afatgjata të SHBA-ve. /Hashtag.al/