Vokshi: Rama të hap dosjen e Havzi Nelës.

Deputetja dhe njekohesisht Kryetarja e Gruas Demokrate, Albana Vokshi, u takua me drejtueset e LDG- se Lezhë, Mirditë dhe Kurbin nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe për të cuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme !

“Nga Tirana nis një lëvizje popullore pa kthim, – tha Vokshi, – e cila do të përfundojë vetëm me largimin e kësaj qeverie të korruptuar, antisociale , të lidhur me krimin  e organizuar. Sot qeverisemi nga kriminelë.  Pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Edi Rama erdhi në pushtet me vota të blera. Ndaj e mbushi Shqipërinë me hashash, sepse kërkon paratë e drogës që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme. Lezha dhe e gjithë Shqipëria duhet të bëhen barrikadë përballë kësaj organizate kriminale,që varfëroidhe gjysmën e popullësisë. Me politikat korruptive në arsim, të rinjtë dhe te rejat e talentuar ngelën pa shkollë. Me shkatërrimin e administratës, gratë profesioniste u hoqën nga puna dhe u përndoqën politikisht. Gratë kryefamiljare dhe viktimat e dhunës u lanë pa mbrojtje sociale dhe ligjore. Pensionistët i detyruan të hapin procese gjyqësore për të vërtetuar vitet e punës në diktaturë. Afro 30 % e popullësisë emigroi prej varfërisë dhe për arsye sigurie. Rama me axhendën e korrupsionit vodhi buxhetet publike, rriti taksat dhe cmimet, falimentoi biznese dhe monopolizoi sektorë strategjikë. Ndaj të ngrihemi të gjithë bashke në 18 shkurt në portestën e pandalshme: qëllimi final, pushteti t’i kalojë popullit, kjo është demokracia !”

“I bëj kërkesë Edi Ramës që bashkë me dosjen e Musine Kokalarit të hapë edhe dosjen e Havzi Nelës dhe të tregojë se kush ka firmosur për ekzekutimin e tij.”

Në takimin me strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas të degëve Lezhë, Mirditë dhe Kurbin mori pjesë edhe deputetja e Mirditës Albina Deda, e cila theksoi gjëndjen e vështirë ekonomike të mijëra familjeve dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë dhe vajzat në këto zona të braktisura nga qeveria për hakmarrje politike.

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments