Rezarta Skifteri: Ky cuni sot ka ditëlindjen.

0

Rezarta Skifteri është një nga ato profesionistet e fushës së modës, që nuk pushon në asnjë sezon. Spektakle, krijime për klientët e ateliesë së saj, porosi nga këngëtaret e njohura që vishen me markën e saj në klipe etj. etj…fotot e tregojnë larminë dhe volumin e krijimtarisë së saj. Këto foto dominojnë në rrjetet e saj sociale, shto pastaj herë pas here ndonjë foto ku modele është vetë Rezi, e cila ka një pasion të madh edhe për fotografinë. Të rralla janë fotot familjare, ku mund të shohësh Rezin zakonisht me të bijën Sarën, me të cilën është shfaqur edhe në mediat e shtypura apo ato online, por me djalin, Xhoelin nuk ka pranuar kurrë deri më tani të pozojë për një kopertinë reviste. Edhe ndonjë foto të thjeshtë që kishte postuar në vitet e para të jetës së tij, për një arsye apo tjetër, e ka fshirë nga rrjetet sociale, duke dashur që ai të rritet larg syve të medias dhe publikut të gjerë.

Mirëpo dje, ka qenë një ditë e veçantë, Xhoeli ka mbushur tre vjeç dhe atë ditë, stilistja ka postuar një foto me të birin, të qeshur dhe ngjyrë çokollate nga dielli i verës duke vendosur për “hudhër” një diçiturë me humor: “Ky cuni sot ka ditëlindjen… Dhe 100 vjeç qoftja e mamës”…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author