Nga, Zef Zef Preci: C’fare duhet te ndodhe tjeter qe institucionet ligjzbatuese dhe investigative te vendit te vihen ne levizje?

Aktualitet

C’fare duhet te ndodhe tjeter qe institucionet ligjzbatuese dhe investigative te vendit te vihen ne levizje? C’fare pret ministri Beqa dhe ushtria e vartesve te tij, te cilet kane mundesi qe nga zyrat e Ministrise se Shendetesise te ndjekin dinamiken e shperndarjes publike dhe private te medikamenteve mjekesore dhe skadencat e radhes? Perse nuk i ofrojne transparence publikut rreth ketij lajmi duke freskuar me kete rast edhe procedurat e asgjesimit te kimikateve te rrezikshme ku bejne pjese edhe ilacet e skaduara? Nese nuk jane pjese e zinxhirit korruptiv te krijimit te ketyre stoqeve me ilace ndihmash humanitare dhe importesh kriminale nuk duhet te heshtin.
Perse hesht prokuroria dhe nuk fillon hetimet kryesisht, qofte edhe per te qetesuar opinionin publik per rreziqet e medha qe mbart derdhja e kimikateve te rrezikshme ne rezervuarin me te rendesishem te ujit te pijshem te kryeqytetit, edhe sikur ky lajm te jete i vertete? Apo pret qe te helmohen njerez qe te filloje hetimet e radhes…
Perse hesht Sherbimi Informativ i Shtetit per kete lajm alarmant per sot dhe per vitet qe vijne, kur sebashku me Policine e shtetit shpenzon para, kohe e agjente per pergiime prostitutash qe e shkruajne ne balle dhe e deklarojne ne zyrat e policise se ajo c’fare bejne eshte “sporti” i tyre i preferuar?..

Perse hesht Ministria e Mjedisit kur duhej te ishte ne balle te mbrojtjes, mbikqyrjes e monitorimit te cdo aktiviteti te rrezikshem ambjental si ky qe po denoncohet nga media investigative? Po Inspektorati perkates cfare pret?
Perse heshtin ajo ushtri militantesh, kusaresh, gjobevenesish, predatoresh, partizanesh e batakcinjsh te Autoritetit Kombetar te Ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit per kete menxyre qe i ndodh qytetarit fatkeq te Tiranes nga derdhja ne liqenin e Bovilles te mbetjeve te rrezikshme qe vijne nga medikamentet e skaduara?

Perse heshtin “udheheqesit” e Shqiperise sone “tmerresisht demokratike” (sipas Edmond Tupes) qe u cane ekraneve dhe rrjeteve sociale “duke dhene lajmet” e Shqiperise virtuale qe me se shumti ekziston vetem ne kokat e tyre, duke harruar keshtu jo vetem cfare premtuan e perse u votuan kater vjet me pare, por edhe c’fare detyrimesh kushtetuese e ligjore kane per funksionet publike qe gezojne… Ne cilindo vend te botes se sotme, demokratik, gjysem demokratik (si yni) apo ne dac edhe diktatorial te jete, siguria e ujit te pijshem eshte pjese e rendesishme e sigurise kombetare, te pakten me shume se siguria prej Balilit apo Escobar-eve te tjere “me” dhe “pa” mantel prej pushtetmbajtesi…

Me te drejte, nje diplomate e huaj e aktedituar ne Tirane, duke diskutuar rreth potencialeve te vendit per t’u zhvilluar me shpejt, ndersa priste qe dikush te me sillte kafene sebashku me nje shishe plastike uji me tha: “Shqiperia do te behet e jetueshme kur te filloni te pini ujin nga rubinetat e shtepive tuaja, sepse jeni nder vendet me te pasura me uje qe buron nga 2000 metra lartesi dhe akoma pini uje tubacionesh ne shishe te mbushura ne bodrume pallatesh…”

E deri atehere, jemi te mallkuar te degjojme lajme si ky qe uroj te mos jete i vertete, e pavaresisht kesaj duhet hetuar nje ore e me pare – njerezit duan te jetojne….