Poezi nga: Vasil Tabaku

Poezi

BËHU DRITË

Eh…
Mbi rafshanltën e heshtjes
Është pema jote e dhimbjes
Frutat e sajë
Me zëmër lotësh
Bjen mbi fjalët e mia
Unë dëgjoj
Si pikojnë dridhshëm
Pikë e nga një pikë
Ndërsa thellë
Në rrjedhën
e kristaltë të lumit
Era vallëzon
Me sytë prej qelqi
Të buzëqeshjes tënde…
Ndërsa nisesh
Mbi jelet e cmendura
të rrufeve
Drejt polit të mirësisë
Duke dhuruar ngado
Vetëm dritë
Ti luan me dritën…
Me dritën
Bënë puthjen e pafajshme
Një ylber
Mbi zemrën time…
Një qiell
Mbuluar
Me vesë yjesh
Dhe më heq nga shpirti
Edhe grimcën
më të fundit të zemrimit
dhe me pëshpërit
nën pushtetin e puthjes
-Bëhu dritë…

 

ZEMËRA E FEMRËS
…prej saj
Burojnë
Të gjitha dashuritë…
Prej zemrës së femrës
Ka lindur dhimbja
Trishtimi
Është rritur
Si një stuhi shiu pafund
Zemra e Femrës
Oqean mirësie
Një qiell drite
Dhe shpërthim përqafimesh…
Dashuria e saj
Një magji femërore
E pastër si bora…
Mos e lëndoni
Borën e dashurisë së femrës
Mos e ndotni
Me baltën e fyerjeve
Dhe intrigat mashkullore pafund…
Duajeni zemrën e saj
Prej drite dhe ajri…
Duajeni gjer në dhimbje
Puthjen e saj
Prej trendafilash…
Puthja e femrës
Bekim Perëndishë
Ciltersi lotësh
Dhe mrekulli ëndërrash
Duajeni
zemrën e madhe të femrës
Brenda saj
Janë të gjithë yjet dhe diejtë
Brenda saj
është e gjithë Bota
Brenda saj
Jemi ne
Pë përkedhelur,
Të mbrojtur besnikërisht
Dhe
Të dashuruar marrëzisht..
Duajeni
Zemrën e brishtë
Duajeni
Heshtjen e saj tragjike
Dhe gjemimin e pafund
Me tufane dashurishë…

 

EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…

…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njoha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….

 

PERENDESHE E BUKURISE…

Per syte
Per fjalen
Puthjen dhe heshtjen
Per doren time
Prej degesh te dridheshme
Dhe zerin belbezues
Ti je PERENDI…
Qiejte e bukurise
Jane shembur
Nen kembet e tua
Me rrufete e nenshtruara
Rete e terbuara qe heshtin
Shirat e gjate
Dhe bubullimat…
Ti ke nenshtruar
Gjithe pasionet e cmendura
Marrezite e dashurise
Fjalet e ngrana nga puthjet
Perqafimet e lena pergjysem
Per ty
Kan celur trandafilat
Dhe te gjitha lulet
Ndersa bota
Mbane frymen
Kur kalon ti…
PERENDESHE e bukurise
Me fytyren
Prej cipes se Henes
Me gjinjte
Si dy copa dielli pervelues
Gishtat e mi
I shendrojne ne zjarre…
Ndersa thell
Larg ne horizont
Baleti I puthjeve tona
Shendrohet
Ne drite
Me buzeqeshjen perdore…
Se dashuria
Nuk eshte marrezi
Dashuria
Eshte vetem marrezi…
Dashuria
Eshte thjeshte nje loder
Dashuria
Nuk eshte asnjehere loder…
Dashuria
Eshte bukuri
Dhimbje e shpirtit
Dhe shpirt
I shendruar ne cmenduri
Se dashuria
Eshte brenga e bukur
Eshte syri qe loton
Eshte pika magjike e lotit
Dashuria eshte JETA
Eshte enderra dhe drita
Eshte zgjimi dhe vdekja
Dashuria
Ka vetem nje emer
Emer I dashurise
Je vetem TI…

 

PËRVUAJTJE…

Shikoj si cahet gurin
Lulen
si vyshket ngadalë
Me fytyrën prej gruaje
tmerrësithë të bukur
Vizatuar mizorishtë
Nga vijëza rrudhash
të pamëshirshme,
pa moshë…
Ndjej psherëtimën
Të udhëtoj
nëpër qiell
Mbi britma rrufeshë
të përflakura
Ndërsa
Brenda meje
ngadalë, ngadalë
Përvuajtja baret
Si një mbretërëshë e trishtë
Dhe kafshon dhimbëshëm
Shpirtin tim të brishtë…
Jam në perandorinë e heshtjes
Ku fjala rënkonë
Nga mosfjala e vërtetë
Dhe e vërteta
Lidhur
me litarë vështrimesh vrastarë
Rënkonë ngadalë, ngadalë…
Tej në rrugë
Varfëria
ecën dhimbëshëm
Me dy pika loti ndër duar
Dhe një buzëqeshje të gjelbër
Duke trazuar pemët,
lulet dhe gjethet
Si një flladë
O Zot,
Sa e paqtë varfëria,
E qetë,
e vetmuar,
e pafjalë
Mes leckash
të sajuara
Teksa mbulojnë
lakuriqësinë e pafaj…
Varfëria
Me portretin
e nj femre magjike
Dashuri më falë
Asnjëherë
Jo, nuk pranon mëshirë
Kjo puthje njerzore
Më e trishta në botë
Skamja më e pasur
në lumturinë prej drite
Varfëria
Brenga dhe faji ynë tragjik
Dhimbja jonë e përjetëshme
Ndërton
Brenda kraharorit tim
Një univers përvuajtjesh
Dhe më kërrus pak e nga pak
Drejt tokës së shenjtë
Të përlotur,
të pafuqishëm dhe të pafjalë…