Lulzim Lelçaj: Unë jam një prej këtyre shqiptarëve.

Lexova nje thirrje të të dërguarit të ALEATIT tonë të madh për shqiptarët patriotë dhe të kualifikuar për të shërbyer në komisionet e Re-Formës në Drejtësi.

Unë jam një prej këtyre shqiptarëve.

Më shumë se dy vite më parë ASKUSH nuk pati interes për të ndalur ndëshkimin ndaj meje (një shqiptar me këto cilësi), pa asnjë fakt, me argumente dhe procedura absurde, sepse besoja tek Kushtetuta dhe ligjet e vendit dhe nuk isha pjesë e detashmentit të Oligarkisë.

Re-Formatorët kanë mbyllur çdo mundësi për të rivendosur drejtësinë për dinjitetin tim të cënuar!

Si unë janë shumica e shqiptarëve të kualifikuar dhe patriotë!

E kuptoj më mirë se kushdo tjetër përse shqiptarët e kualifikuar, patriotë, me integritet dhe luajalë me ligjet dhe zakonet e mira shqiptare, janë kaq indiferentë dhe pa dëshirë e besim për të marë pjesë në këtë proces.
Unë jam një ndër ta dhe dëshiroj të mbetem i tillë deri në fund!

Shfaqe të mbarë kandidatëve “me porosi”nga lart!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments