CDU mbështet Bashën për programin ekonomik

“Së bashku me ekspertët e CDU-së gjermane jemi duke bashkëbiseduar me sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit rreth propozimeve të qeverisjes sonë për rimëkëmbjen e ekonomisë”, shkruan Basha në Facebook.

“Ekonomia është prioriteti ynë absolut, për të siguruar punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”, shkruan Basha.

Ndërsa ekspertët e CDU-së dhe Fondacionit Konrad Adenauer, Ëalter Glos dhe Mathias Schafer janë shprehur se programi ekonomik i Bashës është i besueshëm.

“Programi i Lulzim Bashës është realist dhe i zbatueshëm. Në program përfaqesohet mundësia e sipërmarrësit dhe qytetarit. Një shtet i fuqishëm nuk është ai që përfshihet kudo dhe shpenzon shumë para. Por ai shtet që mban kuadër të besueshëm ligjor dhe mban premtimet.

Vendosja e prioriteteve të duhura është një garanci. Kjo lloj bisede si sot, sjell impulse shumë të mirë”, janë shprehur ata.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments