Tritan Shehu: Dështon shërbimi urgjencës mjeksore.

Aktualitet

Denoncimet e mbremeshme te infermierit te guximshem e te pergjegjshem per “mos sherbimin” tone te urgjences ishin reale, te perputheshme me cfare ne kemi thene.

E GJITHE REFORMA SHENDETESORE, PERFSHI KRIJIMIN E SHERBIMIT TE URGJENCES, JANE VETEM NJE “FISHEKZARE” E SHUAR TASHME!

Shqiptaret jo vetem qe nuk kane “Shendetesi falas”, por nuk kane as “Urgjence falas”, qe eshte e duhet te jete obligim madhor i shtetit.

Ne programin tone nje vend te vecante ze ngritja e nje sistemi modern, te pajisur , te shtrire, efikas urgjence ambulatore e spitalore, i pershkallzuar sipas rasteve ky.

KJO URGJENCE DO TE JETE NE PERPUTHJE ME STANDARTET E PROTOKOLLET EUROPIANE, DO TE OFROHET GRATIS PER POPULLESINE.