Mark Marku: Dritëroi është poshtë nivelit të shumë poetëve të tjerë shqiptarë, si Mjeda, Poradeci, Martin Camaj

Aktualitet

Mark Marku e ka cilesuar Dritëro Agollin si  një shkrimtar socrealist, të bërë njësh me regjimin komunist.

Në emisionin “Zululand” Marku shprehu që në fillim mospajtimin e tij me vlerësimet e fryra që i janë bërë këto ditë, por edhe në të gjallë të Agollit, duke e konsideruar si patriark apo kolos të letërsisë.
“Agolli ka qenë një shkrimtar i talentuar dhe do të mbahet mend si i tillë, por ai nuk ka qenë një kolos në letërsi, madje si poet, ai është poshtë nivelit të shumë poetëve të tjerë shqiptarë, si Mjeda, Poradeci, Martin Camaj, ndërsa sa për krahasimin me bashkëkohës të tij jashtë Shqipërisë as që mund të flitet”, – tha Marku.