“Kush ja vodhi password-in Erion Braçes?!

Shkrime

Besoj e mbani mënd që direkt pas marrveshjes ndërmjet Ramës dhe Metës për koalicionin qeverisës të dates 1 prill, në një status të tij në facebook(kësaj here me profil të ri) deputeti  Erion Braçe shkruante se i “ kishin vjedhur password-in” dhe ishte “detyruar” të hapte një profil  të ri.

Vërtetë mendoni se Braçes i kishin vjedhur profilin?!

Gjatë gjithë kohës që LSI dhe Meta ishin në koalicion me Berishën, deputeti Braçe ka qënë një ndër më kritikët e asaj qeverie

Janë të panumurta akuzat bombastike të tij pothuaj për të gjithë Ministrat e LSI-së dhe në veçanti ndaj Petrit Vasilit(ministër aktual) duke e cilësuar këtë të fundit si kryebanditin e vjedhjes së tenderave në ilaçe. Ai e akuzonte drejpërdejtë Vasilin se i kishte dhënë të gjitha tenderat me shuma marramendëse kunatit të tij.

Po ashtu në optikën e sulmeve dhe epiteteve bandit, kriminel, hajdut ka qënë edhe vetë Meta.

Po sot?!

Në një intervistë të dhënë para disa ditësh Braçe insistonte se koalicioni me Metën ështe kyç dhe se pa të nuk mund të bëhën reformat madhore që e presin vëndin tonë.

Hipokrit. I pafytyrë. Po si mund te çohen më tej reformat në drejtësi me dikë që e ke cilësuar bandit, hajdut dhe kriminel?!

Ndaj edhe Braçe luajti rolin e të vjedhurit. Në profilin e tij të pretenduar si të vjedhur, pothuaj të gjitha statuset ishin kundër LSI, ministrave të saj dhe direkt ndaj Ilir Metës.

Ndaj dhe mënyra më ë mirë “për ti shpëtuar” kësaj situate ishte krijimi i idesë së atë e kishin”vjedhur”. Sot banditi u bë i mirë!

 

SPRINT.AL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *