Denoncimi: Mark Frroku na ka shfrytëzuar pë prostitucion

Aktualitet

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Anduela Llabani deklaroi se në Prokurorinë shqiptare disa vajza kanë bërë denoncim ndaj ish-deputetit.

Janë 15 femra që kanë depozituar kallëzim kundër Mark Frrokut të cilin e akuzojnë se i ka shfrytëzuar për prostitucion në Belgjikë. Këto denoncime janë bërë pak muaj më parë dhe janë përdorur nga organi i akuzës. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Prokuroria kërkoi arrest me burg për Frrokun.

Mark Frroku u arrestua pikërisht për urdhrin e autoriteteve belge, pasi në vitin 1999 Mark Frroku i njohur ndryshe si Besnik Morina, vrau një shqiptar pas një konflikti për shfrytëzim prostitucioni.