Basha tek Njësia 7: Derë më derë që të takojmë qytetarët. Të gjithë në protestë në 18 shkurt

Aktualitet

Siç ishte njoftuar edhe më parë ditën e sotme Basha ka takuar të rinjtë e njësisë numër 7 dhe ka bërë thirrje që të dalin në protesta. Kreu i PD-së, u shpreh se do të shkojë derë më derë që të takojë qytetarët.

Rinia po bashkohet, qytetarët po bashkohen. 18 shkurti do të jetë nisja e lëvizjes që do të përfundojë me fitoren e shqiptarëve.

Kjo do të jetë një lëvizje popullore, paqësore, deri sa të arrijmë tek zgjidhjet e lira dhe të ndershme. PD do shkojë e sigurtë drejt fitores dhe ndryshimit, se si bëhet politikë në këtë vend.

Tani bashkë me të rinjtë e njësisë 7 do të shkojmë derë më derë në çdo shtëpi, për të takuar qytetarët, sepse njerëz pa halle nuk ka.

Nuk kam shkop magjik unë, nuk kam zgjidhje  magjike. Nuk ka premtime false dhe gënjeshtra nga Lul Basha.