Avokatja e Shtetit Alma Hicka në konflikt interesi, i shoqi avokat I CEZ

Aktualitet

I shoqi i Avokates së Shtetit Alma Hicka, e cila ka nënshkruar marrëveshjen me CEZ ku i fallen 600 milionë euro, ka përfaqësuar CEZ si avokat në disa gjyqe të zhvilluara në Tiranë, duke shënuar skandalin më të ri zbuluar lidhur me marrëveshjen që bëri qeveria socilaiste me kompaninë ceke.

Fakti doli në dritë nga komsioni hetimor i drejtuar nga Edmond Spaho pasi Hicka ishte shprehur se nuk njihte klientët e të shoqit.

Pas perpjekjeve ne seancen e kaluar per te mos u pergjigjur para komisionit hetimor me pretekstin se do mbronte sekretin professional ne lidhje me ‘klientin e Saj’ qe ne rast eshte SHTETI shqiptar, Hicka ka fshehur nje te vertete te madhe. Ajo ka nenshkruar nje marreveshje me klientet e bashkeshortit te saj Ev. Envi Hicka, i cili rezulton te kete perfaqesuar CEZ shperndarje ku aksioner kryesor ishte CEZ me 76% ne ceshtjet me tatimet dhe jo vetem por edhe ne projektin qe kishte ndermarre kompania per lidhjen e kontratave, te gjetura me pas nga ERE si abuzive, me kompani te tjera per mbledhjen e borxhit, sikurse rasti DIA.

Në seancën e datës 6 Shkurt Hicka ka deklaruar se nuk kishte dijeni që bashkëshorti të kishte përfaqësuar kompaninë Cez as apo Cez shperndarje, dhe nuk ka pranuar që në mëomentin e emërimit të saj të ishte në konflikt interesi sa I takon kësaj cështje.

Ajo ka thënë se nuk ka dijeni se cilët janë klientët e bashkëshortit.

Në seancën e datës 8 Shkurt ajo ka mbajtur të njëjtin qëndrim, gjë e cila i është rikujtuar nga deputetja Tabaku se ishte para një dëshmie të rreme.

I shoqi i avokates, Envi Hicka, i angazhuar si avokat pranë studios së njohur ligjore Haxhia&Hajdari ka mbrojtur më se njëherë interesat e kompanisë CEZ shpërndatje në gjykatën e Tiranës.

Envi Hicka, i shoqi i Avokates së Shtetit ishte avokat i kontraktuar nga CEZ shopërndarje në cështje që kjo kompani kishte ngritur kundër drejtorisë së tatimeve.

Bëhet fjalë për disa gjyqe që u zhvilluan gjatë vitit 2012 në Gjykatën e Tiranës.

Ne Chambers Europe 2014, katalog i cili është në dijeni të znj. Hicka si mbrojtëse e shtetit në arbitrazh ndërkombëtar, kjo studio ligjore ka deklaruar se e ka perfaqesuar CEZ shperndarje ne shume raste në mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore ne nje vlere 8 milion Euro dhe jo vetem dhe se personi qe e ka mbuluar ne studion ligjore ka qene Envi Hicka jo vetem si avokat , por edhe si partner me 5 % te aksioneve ne studion ligjore Haxhija & Hajdari.

Kjo provohet dhe nga vendimet e gjykates se rrethit gjyqësor Tirane, ku Envi Hicka ka perfaqesuar personalisht kompanine Cez shperndarje ne konfliktet me autoritetet tatimore.

Kështu në një gjyq që është zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë më 16 shkurt 2012 ku paditës ishte CEZ Shperndarja Sh.a (Ish-Operatori i Sistemit te Shperndarjes) dhe e paditur ishte Drejtoria e Apelimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, CEz përfaqësohej nga një skuadër avotësh mes të cilëve edhe Envi Hicka. Sic duket edhe nga facsimile, CEZ shpërdnarje me përfaqësues ligjor Josef Hejsek është përfaqësuar në gjykim me autorizim nga Av. Artan Hajdari, Av. Armer Juka dhe Av. Envi Hicka.

Në këtë gjyq CEZ kërkonte shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Bëhet fjalë për një gjyq ku kërkohej që shteti të hiqte dorë nga gjoba në shuma të mëdha vendosur ndaj CEZ:

1.Detyrim për TVSH 151.865.307 lekë

2. dhe gjobë më vlerën 10.165.293 lekë.

3.Tatim fitimi gjobë në masën 1.353.699 lekë.

4.Gjobë në vlerën 1.000.000 lekë për moslejim kontrolli

hicka vendimi 1

Në foto, faksimile e vendimit të gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Po ashtu edhe në një gjyq tjetër të zhvilluar më 27 prill 2012 në Gjykatën e Tiranës mes CEZ dhe Drejtorisë së Tatimeve sërish avokati Envi Hicka mbron kompaninë CEZ shpërndarje. Edhe kësja here cështja në gjykim lidhet me vlera të mëdha monetare, detyrim i CEZ ndaj tatimeve.

Kësaj here bëhet fjalë për shumën:
1. Detyrimin për TVSH-në për vitin 2010, për shumën 413.587.330 lekë

2. dhe gjobës në lidhje me këtë detyrim për shumën 129.532.280 lekë.

hicka vendim 2

Në foto, faksimile e vendimit të mësipërm gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Por Hicka ka përfaqësues CEZ edhe gjatë vitit 2011. Në një gjyq që u zhvillua në Gjykatën e Tiranës më 3 nëntor 2011, sërish Envi Hicka, bashkëshorti i Avokates së Shtetit që aktualisht është në detyrë ishte avokat mbojtjës i kompanisë CEZ. Sërish i paditur është drejtoria e tatimeve në Tiranë dhe gjyq bën fjalë për detyrime të tjera që CEZ i ka tatimeve të Tiranës.

hicka vendim 3

Në foto, faksimile e vendimit tjetër të gjykatës ku avokat është Envi Hicka

Vec të tjerave, nga informacioni i dhenë nga vetë studio ligjore për Chambers Europe 2014, rezulton se nje nga përfaqësimet e studios ligjore Haxhija & Hajdari ka qenë dhe përfaqësimi I CEZ shpërndarje në projektin e mbledhjes së borxhit pëmes kontraktimit të kompanive të tjera. Përmes këtyre kontratave, është lejuar transferimi I shumave të mëdha monetare jashtë shtetit në vend që të investoheshin në kompani.

hicka katalog faqja

Faksimile e katalogut ku shihet se kontakt I CEZ tek studio Haxhia& Hajdari ishte edhe Envi Hicka

Ky është gjetur si abuzim nga ERE , Banka Boterore, FMN etj. Per kete Qeveria e kaluar kallëzoi penalisht jo vetëm stafin ekzekutiv të CEZ shperndarje ( administrator cek), por edhe kompanitë e kontraktuara. Një nga këto kompani ishte edhe DIA, e cila duket dhe eshte provuar dhe ne ceshtjen penale që Kastriot Ismailaj qe eshte perfaqesuar nga Envi Hicka. Kjo cështje u mor përsipër nga shteti permes marrëveshjes, kuptohet edhe me nënshkrimin e bashkëshortes së avokatit që kishte klient CEZ shperndarje.

Po Avokatja e Shtetit nuk u mjaftua me kaq. Përmes marrëveshjes ajo siguroi klientin e bashkeshortit që nuk kishte asnjë kallëzim penal dhe as do kishte në të ardhmen ndaj stafit ekzekutiv cek dhe gjithë të punësuarve të tjerë, duke mundësuar në këtë mënyrë dhe mbylljen e procedimeve penale të nisura më parë.

Për këtë, Hicka angazhoi dhe ‘kolegun’ e bashkeshortit të saj, Av. Armer Juka, avoca në Avokaturën e Shtetit, që pyetjes se bere nga ekspertet e kontraktuar nga qeveria e mëparshme për vlerësimin e padive të mundshme ndaj CEZ as, iu përgjigj që nuk kishte prova për ta mbështetur atë kallëzim penal të iniciuar në Korrik 2013./Droni.al