Albana Vokshi: Protesta pa kthim deri në rrëzimin e Ramës

Politike

“Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë në këtë gjendje ! Ajo sot qeveriset nga trafikantë, kriminelë dhe njerëzit më të korruptuar në Europë. Mashtrimet elektorale për punësimin dhe shëndetësinë, e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin me të varfër dhe me numrin më të madh të azilkërkuesve. Në 4 vite të mandatit qeverisës, Edi Rama ka vjedhur respektivisht të gjitha buxhetet e shërbimeve jetike duke e shitur shtetin tek miqtë, të cilët paguajnë për ta mbajtur atë në pushtet. Gratë dhe vajzat janë viktimat më të mëdha të kësaj qeverisje. Mijëra profesioniste,  mjeke dhe mësuese janë hequr padrejësisht nga puna për bindje politike. Në spitalin e Burrelit u hoqën me listë 35 punonjëse . Ndërsa Drejtoria Arsimore pushoi dhe transferoi dhjetra mësuese të përkushtuara. Në 18 shkurt ngrihemi të gjitha bashkë në një lëvizje pa kthim pa kthim për t’i hequr pushtetin Edi Rames dhe t’ia kthejmë atë qytetarëve. Protesta nis në Tiranë dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë si një lëvizje qytetare mbarëkombëtare ! Nuk ka kthim pas deri në kalimin e pushtetit tek qytetarët!”, është shprehur Vokshi në takimin e saj.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi e bëri këtë nga Mati gjatë një takim me forumin e gruas se protesta e 18 shkurtit nuk do të ndalet deri sa pushteti t’ju kalojë qytetarëve.