Vritet Ridvan Haqifi nga Gjilani. Ky paralajmëronte ditë të zeza për mbarë botën

Rajoni

Luftëtari i ISIS-it Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi ka vdekur gjatë luftimeve në Siri e Irak.

por tashmë, më nuk jeton më raportojnë mediat kosovare. Familja e tij ka publikuar lajmin se ai nuk jeton më por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin. Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruar Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” , dhe kjo luftë sipas tij do të zhvilllohej në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende të tjera. (J.V/Shuplaka)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *