Pranga për Milva Ekonomin?!

Kategoria

Diçka e madhe po hetohet në Bruksel për një zyrtar të BE në Shqipëri dhe për fondet e dyshuara se janë vjedhur. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilloi sot një vizitë në Bruksel ku është takuar me drejtorin e përgjithshëm të zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian, Giovanni Kessler.

Llalla-Kesssler biseduan për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Kreu i Prokurorisë Shqiptare informoi gjithashtu lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye – theksoi Llalla – përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë.

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

Por përveç hetimeve për fondet e BE të vjedhura në Shqipëri me anë të zyrtarëve të Brukselit dhe atyre që rrinë në Tiranë e ku priten surpriza të mëdha për miliona e miliona fonde të përvetësuara, ka informacione se po pritet firmosja e fletë-arrestit nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla për një ministër fuqiplotë të qeverisë Rama.

Ka një dosje hetimore prej muajsh e cila po hetohet në prokurori dhe tashmë është vendosur për arrestime. Informacionet  tregojnë se arrestohet dhe një zyrtare që kanë zv/ministre e që më pas ka kaluar me rritje në detyrë, si dhe një numër zyrtarësh që kanë firmosur për tenderime disa milion euro.

/Koha Jonë