Tritol palestrës tek Kopshti Botanik.

Aktualitet

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 05:32 minuta. Policia bën te ditur se, “shpërthimi ndodhi tek një palestër, si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.