Të rejat e fundit nga Samsung.

Kryefjala e eventit. 2017-ta i përket teknologjisë Q-LED. Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung

Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative.

Çfarë është Q-LED? Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. E nëse nuk mjaftoheni me kaq, atëherë ja se si kjo teknologji implementohet në televizorët e rinj të Samsung.

Cilësia e figurës përbëhet nga dy detaje, thëllësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani. Falë teknologjisë së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume, ekrani i ri është i aftë të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë. Dhe pas ekranit, arma tjetër e fortë e Samsung është designi, i cili në televizorët e rinj vjen në dy forma, ekran i sheshtë dhe i harkuar. Dhe më e bukura, ajo që ne na bëri më shumë përshtypje është një fibër optike e cila është i vetmi kabëll që lidhet me televizorin. Kjo fibër lidhet me një pajisje e cila në vetvete ka shumë porta për ta lidhur fare thjeshtë me çdo pajisje teknologjike që ju keni në shtëpi. E veçanta? Çdo gjë mund të fshihet pas murit apo në një raft pranë televizorit tuaj. Nuk ka më kabëll që nuk dini si ta fshihni, e rëndësishme është të keni telekomandën në dorë, ose zërin tuaj. Samsung Q-LED TV mund të komandohet edhe me anë të zërit për të ndjekur kanalin tënd të preferuar ose për të naviguar në shumëllojshmërinë e aplikacioneve që ofron ky Smart TV.

“Viti 2017 shënon një ndryshim të madh paradigmë në industrinë e ekranit vizual, duke nisur epokën e Q-LED”, tha HyunSuk Kim, President i Visual Display Business në Samsung Electronics. “Me ardhjen e Q-LED TV, ne ofrojmë në ekran figurën me cilësi të vërtetë duke zgjidhur në këtë mënyrë nevojat dhe preferencat e konsumatorëve tanë nëpërmjet ripërcaktimit të vlerës themelore të TV.” Zgjidhje të tjera teknologjike të prezantuara nga Samsung në Forumin Europian të elektronikës Barcelona 2017 përfshijnë Kondicionerin fitues të çmimit Wind-FreeTM premton ambiente të rehatshme shtëpie me teknologjinë për të eliminuar ajrin e drejtpërdrejtë dhe reduktuar përdorimin e energjisë, Fshesat me korrent Robot POWERbotTM VR7000, më e hollë, më e zgjuar dhe më e fuqishme se më parë, fshesa e re robot e cila i plotëson kërkesat e pastrimit të konsumatorëve të sotëm. Linjat e reja të prodhimit ë pajisjeve shtëpiake elektronike plotësojnë kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve modernë.