Poezi nga: Alban Bala.

Poezi

POEME PER TIM BIR

Do te vijne kujtimet e do te te veshin me qeshje.
Vec dielli ka gjithnje moshen tende mbi buze,
Hena u plak permbi supet e dallgeve,
Ndersa toka fsheh rrudhat e fytyres se luleve.

Lutu qe te zgjase, lutu!

Nuk jane endrrat qe vlejne, sa fuqia per t’i ndezur.
Mosha eshte nje vazo: cdo dekade nderron formen
Karajfila te rinj hyjne ne token e njome
Me shenja gishtash mbi to.
Cdo gje rritet vec moshes…

Lutu qe te zgjase! Lutu fort!

Mbille zemren me lulen e buzeve te tua,
Usheto neper qeshje si jehone mbi jehona,
Beso duart e tua dhe gatitu per lojen
E nje moshe qe nuk e njeh moshen.

Njome ujin me zjarre dhe fiki endrrat me britma,
Lidhe lumin si shall dhe fluturo permbi pyje,
Shuaj yjet me fryme e vere henen mbi krye,
Mbill livadhin me sy e perqafoji gjithe hijet
Si dielli me qeshje…
Ka moshen tende dielli.

Vec… dielli nuk ka kujtime…

POEM TO MY SON

Memories will come and cover you up in smiles.
Only the sun has ever your age on his lips,
The moon gets older over the wave’s shoulders,
while Earth hides the wrinkles of the flower’s face.

You pray for it to last, pray!

Dreams aren’t worthy more than the strength to ignite them.
Age is but a pot: it changes form with each decade
New carnations get into the moist soil
with fingertip traces on them.
Everything gets older, other than age…

You pray for it to last, pray!

Plant in your heart the flowers of your lips,
Burst into laughters like echoes over echoes,
Trust your hands and be ready for the game
of an age that doesn’t accept ageing.

Moisten the waters in blazes and in cries quench the dreams
As a scarf tie up the river and over the woods fly,
In a breath extinguish the stars, wearing the moon as a crown
Sow the meadows with your eyes, and shadows hug tight
with smiles, like the sun does…

The sun has your age
Only he has no memories…

 

I LUMI UNE PER TY.

Sublime si drita, e dlire si buzeqeshja,
E heshtur si ora kur mat hapin e muzgut,
E bukur si ecja, e kthjellet si agu
E paster si shiu mbi lule…

I lumi une per ty, sa e mira je!

Ndoshta kur te krijoi Zoti po me thoshte
Gjithe dashurine e tij me nje fjale te vetme.
Se ti je e mire sa s’te rrokin endrrat,
E ndritshme dhe e gjelber, si gjethet.

Je ajri i ndajnates nen henen e plote
Dhe vesa e perndezur mbi lulekuqet mes grurit.
Ndoshta Zoti te ka dashur kaq fort!
I lumi une per ty!
Zemrat e bukura plasin me fort se guri.

Nuk ikin. As vdesin. Vec buisin driten
Dhe ashtu te perjetshme bute i luten Zotit
Tek prehen deshirash si endrra te mira
Nen puthjen e ngrohte te lotit.

I lumi une per ty, sa e mira je!

Me nje shenje m’i ke dhene te gjith’ miradite,
Me nje gjurme – te gjith’ rruget, me heshtje – cdo fjale.
E pastaj ke lulezuar brenda syve te mi
Sic vishet me pranvere nje mal…

I lumi une per ty, i lumi…!

 

 

NJE MENGJES SI KY.

Nje mengjes si ky
Fryma ime behet re ne qiell,
Perflaken tingujt dhe sythet bulojne,
Livadhet jane gjokse me zemra prej uji,
Burimet jane sy dhe lumi eshte dora
E cdo jehone.

Ne nje mengjes si ky
Peshkataret kane zogj permbi varkat e vogla,
Ne kutine e postes dikush hedh nje lule,
Gjurmet ne bregdet harresa i ben shkronja
Te nje kenge te lumtur,
Te pamundur.

Cdo mengjes si ky
Bota eshte e kuqe – koral mbi shkemb, nje shprese
E permbytur deshirash, harruar ne vete,
Nenujshem,
Femije qe udheton me friken se kur detet
Do te kthehen ne stere
Ate dite askush s’ka cfare te humbe.

Ne nje mengjes si ky
I skuqur gjer tek rete…

 

MESNATAT.

Mesnatat nuk jane gjurme; jane hapa ne kujtese.
Nje tjeter gur sizifi sa’ ra thelle kokes sime
U rrokullis me zhurme nga zeniti i pritjes
Ne ate rrugen pa kthim ku lulezojne ndritshem
Hijet.

Kujtesa i mbjell hijet ne nje ledh vetmie.

Mesnatat nuk jane pragje; jane dritare ne qiell
Prej nga shihet thellesia e dhomes se syve.

Tash i pres zgjuar te gjitha, kur bien…

 

GJURMET JANE SYTE E RRUGES.

Gjurmet jane syte e rruges, shohin vec perpara.

Ecin edhe kur bota ndalet.
Ne njollat e shiut i fshehin lotet
Per hijet e atyre qe tashme nuk jane
Per ata qe e arriten cakun
E tyre.
Gjurmet jane sy qe ende e mbajne mend
Si shihet e ardhmja me mall…

Kur e shkela trupin e nenes sime nuk dija te hidhja hapa,
Isha nje ze qe zvarritej me fjale.
Pastaj u rrita ne prehrin e babait
Ku kalonte shtegu i perralles,
Ne librin me kapake te trashe, si asfalt
Vendosa te iki vetem, kryevarur.
Pas shpine e hodha boten si nje muzg me ajer
Te zjarrte.

Malli ka forma duarsh te medha dhe hijesh te vogla
Me zera vajzash,
Pastaj emra femijesh, fytyra grash, ngjyra te arta
Njerezish te afert e te larget…

Tani jam nje grusht gjurmesh te rimbledhura lodhshem
Nenkrejse e endrres se nje femije te nisur larg
I vetmuar, me syte e ndritshem, te hapur
Ne rrugen ku fle nata…

RRENJET E PEMEVE.

Rrenjet e pemeve u ftohen dhe laguna
Patat shtegetare i nisi drejt jugut.
Stina kollitet me vetetima dhe yjet
Kur shfaqen, tani jane me te bukur.

Kjo jete eshte kaq e shkurter, kaq e brishte, flurudhe
Sysh qe shtegetojne ne vise me zemer
Strehe e kujteses se nje dite, pasqyre
Dhimbjesh te hidhura qe jehojne embel.

Te shoh e shoh Parajsen, ate shtoj engjejsh drite
Vizllime te fildishta gjelberimi te bruzte
Shtate Porta si shtate dite qe jetuam hyjnishem
Me emrin e Zotit ne buze.

Te shoh e shoh Parajsen, ate enderr qiellore
Balle syve te tu perjetshem tek zgjohem
E mallin hyjnor ta shpalosim madherishem
Ne nje kenge te pafund qe na e dhuroi Zoti.

Te shoh e shoh Parajsen ne cdo diell qe cel
Ne cdo mbremje qe hesht si nje premtim i pafjale
Ne bregun tend jam shfaqur, ne bregun tim do vdes
Duke te mbajtur perdore si driten e Parajses.

Te shoh e shoh Parajsen…