Nga Adriatik Dosti: Ne si Rumania?

0

Kam qene dy here ne Rumani,,,,ne kuadrin e ndeshjeve ballkanike te futbollit mes klubeve,,,ku kam qendruar ne Bukuresht e Krajove …Te them te drejten nuk ruaj aspak kujtime te mira nga ai vend e nga ata njerez qe quhen rumune ..edhe pse nuk kam asnje te drejte ta identifikoj Rumanine e popullin e saj me disa ngjarje e disa njerez te keqinj te saj…..

Nejse ,,te dalim tek ajo qe dua te them e te ndaj me ju miqte e mij te shumte…
Shoh keto dite qe mediat shqipfolese e disa lidere politike po e krahasojne Shqiperine e popullin shqiptar me Rumanine e rumunet,,,kjo ,,pasi marrin shkas nga ngjarjet e diteve te fundit ne ate vend ku protestat masive antiqeveritare ..kane tronditur seriozisht situaten politike, ekonomike, sociale e shoqerore te njerit prej vendeve me te medha te Rajonit Ballkanik…
Thene qarte, sakte, shkurt e shqip,,,
O te marre ,,ju nuk keni me asnje te drejte qofte edhe morale te beni krahasime te tilla apo ti beni thirrje popullit tuaj ..Tek Sheshi…Tek Sheshi.. se ato duken ashi qare qe jane thjesht abuzimet e radhes per kredon tuaj politike te lidhur pazgjidhshmerisht me zgjedhjet e ardheshme per pushtet ,,ato te 18 qershorit..
Ku ne e ku Rumania….
Rumunet nuk i futen kriminelet e diktatoret e tyre neper burgje per kafe a te kuq buzesh…por ju dhane ne kohen e duhur e ne momentin e duhur Plumbin ballit..
Rumunet nuk priten kushtetuten , parlamentin e qeverine per te zhdukur simbolet komuniste nga identifikimi real , tradicional e kombetar i tyre ..por i shkelen me kembe, i shqyen e i hodhen ne koshin e pleherave atehere kur duhej…
Rumuneve nuk ja u mori e as ju a mohoi dot kush pronen e tyre private sepse nuk guxonte dot…
Rumunet i hapen dosjet e persekutimit te tyre pa pyetur askend ,,se ajo ishte rruga me e mire per te vendosur ne vend ate pak drejtesi te munguar e te dhunuar brutalisht prej dekadash nga diktatura ..
Rumunet mese njehere kane shpene pas hekurave e kane mbyllur ne qelite e burgjeve ..per vjedhje, korrupsion, abuzime , perfitime prej posteve e pushtetit ,,deri edhe kryeministra,, ministra , deputete e zyrtare te larte te vendit te tyre.. pa pritur qe te marrin miratimin nga BE, OSB . OKB etj etj
Rumunet kane plasur brenda e denuar me denime te renda dhjetera ish sigurimsa te Securitates se Diktatorit Caushesku..qe ja kishin nxirre jeten atj vendi e atij populli si dhe po dhjetera xhelate e kriminele drejtues burgjesh..
Rumunet nuk i terheq dot prej hundesh asnje lloj partie politike a lider i tyre ,,,se te pakten dijne ta dallojne Sapunin nga Djathi…..
Rumunet i mbledh se bashku ne shesh ..padrejtesia shteterore dhe abuzimi me pushtetin per te cilin ata votojne lirshem dhe jo thirrja e ndonje kopuku pozitar apo opozitar per te rrezuar kundershtaret e tij te radhes ne pushtet..
Rumunet kerkojne nje jete ne te mire e nuk pranojne te jetojne te genjyer e te nenshtruar ne mes te Europes..dhe jo te mblidhen e te kalojne kohen e lire neper sheshet e Bukureshtit e te Timishoares..
Rumuneve deri me sot nuk ja u ka vjedhur dot njeri voten e tyre te lire as me miell, as me petulla, as me 2 mije leksha e as me nje vend pune…
…Dhe ka shume e shume dallime te tjera mes nesh te lindurve per te qene perjetesisht te nenshtryuar, te genjyer e te mashtruar ne menyrat me banale ..por edhe frikacake e militante besnik lideresh e partish …dhe rumuneve….
Ndaj o popull ji vetja jote,,dhe mos prano krahasime te tilla banale prej bastardeve qe te kane denigruar deri ne kete fare derexheje..
Eshte koha per nje rizgjim te fuqishem kombetar ..per veten tende dhe per te nesermen e femijeve te tu..o popull..
Thika ka shkuar deri ne palce.,..dhe dhimbjen e ndjejne Shqiperia e shqiptaret me shume se askush tjeter..dhe jo Rumania e rumunet por as edhe kodoshet e antishqiptaret e politikes se mbrapshte , antikombetare e djallezore qe jane ulur kembekryq ne ate vend qe nga 1944 e ne vazhdim…
Ne duhet te jemi ne …dhe Rumania le te jete ajo qe eshte…

A.R.DOSTI

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author