KQZ, mblidhet sot për buxhetin dhe regjistrimin e partisë së Blush-it.

Aktualitet

Mblidhet sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për verifikimin e formulareve të dekriminalizimit të antarëve të këshillit bashkiak. Në këtë mblidhje pritet të regjistrohet edhe partia e Ben Blushit si dhe miratimi i  buxhetit për zgjedhjet e 18-qershorit.

Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:

1.    “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionareve publikë anëtar në këshillat bashkiak, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2.    “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3.    “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë “Lista e Barabartë”, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”.

4.    “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”.