5 milion euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?

Rajoni

Oferta është bërë kur lideri i partisë është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-DPMNE-së, dhe i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.

Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicion me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM.

Emri i liderit të partisë është i njohur dhe se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit-bën të ditur INA.