“Shvejku Ditar” shkruan për vdekjen e Dritëro-it.

0

Vdekja e Dritero Agollit dhe e qara “virtuale” me poezi te tij qe postohen ne facebook, perfshire edhe te qaren e politikaneve nga cdo force politike qe nje tjeter goditje e nje tranzicioni post-komunist nga i cili nuk po dalim me te dekomunistizuar. Te kuptohemi, nuk kam problemin per keqardhjen per Driteroin njeri, dikush e ka pasur mik, por ajo qe me shqeteson ne gjithe kete mes eshte adhurimi i vepres se tij. Dritero Agolli jetoi dhe shkroi ne periudhen me te erret te Shqiperise moderne ne ate komuniste, nuk ishte nje poet e shkrimtar dosido por ishte koka e Lidhjes se Shkrimtareve.
Ne thelb, si cdo institucion tjeter (vecanerisht kulturor), Lidhja ishte edhe sitesja e veprave letrare te te rinjve apo shkrimtareve te vendit. Qe hapi i pare per te rrezikuar hetusine (sic deshmojne vdekja e Havzi Neles, Blloshmit apo dhe Njollat e Murrme). Driteroi ishte koka e kesaj lidhje, nje nga personat qe ka pergjegjesi per manipulimin ideologjik te nje populli te tere dhe ne thelb ishte nje nga ato qe mbante ne kembe teorite e Zhdanovit per soc realizmin komunist. Te shpalosurit e poezive (le t’i quajme poezi se per mua jane vjersha mediokre) nuk eshte asgje me shume se nje helmim i vazhdueshem. Por, nuk eshte vetem kjo histeri virtuale qe me beri te shkruaj keto radhe. Nje tjeter arsye jane tekstet e shkollave.
Te rinjte e vendit tone qe nuk mesojne ASGJE per komunizmin dhe tmerrin e asaj kohe sot ne shkolla mesojne nga klasa fillore e deri ne shkolle te mesme shkrimtare te regjimit komunist. Mesojne edhe vjershat e Driteroit padyshim, keto poezi apo dhe vepra letrare si romani, shkeputen teresisht nga konteksti i asaj kohe. Madje jo vetem kaq, ketyre shkrimtareve (qe une druaj t’i quaj te tille) u hiqet me shume se gjysma e poezive te tyre te dedikuara per Partine, Haxhi Lleshin, Enverin, Nexhmien, Mehmetin dhe u lihet nje pjese e vogel e cila u hidhet ne tekstin e letersise pa asnje koordinate te sakte. Kesisoj, autori behet i dashur per lexuesin dhe prodhon nje realitet te paqene, duket sikur le te themi Driteroi eshte ai poeti romantik qe i shkroi fshatit qe beri dhe ca poezi per partine po se ashtu qe koha ama ai ishte nje poet i perkryer. E gjitha kjo nuk eshte vetem se ndotje intelektuale qe u behet femijeve qe nuk mesojne asgje per socrealizmin, per lidhjen e shkrimtareve, per hetusine ama mesojne disa poezi sa andej e kendej nga disa shkrimtare (qe i veme edhe epitetin “te medhenj”). Kjo rrezikon te prodhoje nje shoqeri qe nuk ka dijeni per te shkuaren e saj…njesoj sic prodhojne ne fakt regjimet totalitare.
Tani, para se ta mbyll, imagjinoni pak levdaten per vepren e Kadarese. Ky i fundit, ndryshe nga Agolli, ka pasur mundesine qe te nderhyje ne veprat e tij letrare duke i ndryshuar ato. Ka zgjedhur vete se ke do te ribotoje dhe si do ta ribotoje (perfshire edhe veprat e tij kryesore). Imagjinoni pak helmin kulturor qe do ushqehen femijet tane? Do ushqehen me nje roman te ndryshuar sipas deshires se autorit duke nderhyre njesoj sic nje kriminel ben per te ndertuar krimin perfekt…pa fakte, pa indicie, pa prova ama vetem me alibine e tij si realitet…..
Milan Kundera thotë në kryeveprën e tij Lehtësia e papërballueshme e Qenies “Kushdo që mendon se regjimet komuniste ishin punë posaçërisht e kriminelëve po gjykon sipërfaqësisht. Regjimet kriminale janë produkt jo i kriminelëve por i entuziastëve të bindur se kanë zbuluar rrugën e vetme për në parajsë. Ato e mbrojtjën rrugën e tyre në mënyrë kaq të lavdishme saqë u detyruan të ekzekutonin shumë njerëz. Më pas iu bë e qartë se nuk kishte parajsë, e kësisoj entuziastët u shndërruan në vrasës”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author