Rrëfen kryefamiljari që i biri dhe e shoqja deshën ta mbysnin me litar.

Aktualitet

Enver Cani ka reaguar pas arrestimit te te shoqes dhe te birit nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku dy të arrestuarit kanë tentuar të mbysin me litar kryefamiljarin Enver Cani, 57 vjec, pas një debati në familje.
“Ka tre ditë që ikën dhe më thotë të mos i dal para. Shkoi te nëna e vet, ndenji dy ditë dhe erdhi dje në shtëpi. Kish marrë litarin, e kish fut në gji dhe erdhi bashkë me djalin e tentuan të më mbysin, duke më hedhur litarin në fyt. Më pas njoftova policinë dhe u mbylla në dhomë, por edhe aty erdhën e me shqyen derën me shkelma. Djali madje kishte edhe thikë, ndërsa goca e vogël u tmerrua”, tha i dhunuari Enver Cani për Top Cannel.
Ai thotë se kjo ngjarje nuk është hera e parë që ndodh, por kurrë nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.
Ai shton se, si bashkshortja dhe i biri kanë probleme mendore dhe janë shtruar disa herë në spital, por pas mjekimit kanë dalë sërish. Nafija largohet shpesh nga shtëpia dhe sa herë kthehet debaton me të.