Kongresmeni Rohrabacher: Trump është President, i pëlqen apo jo Ramës.

Bota

“Trump ka fituar. Ai është President. Tani është koha që të bëhen marrëveshje dhe të mundohemi të shohim se cila është gjëja më e mirë që mund të bëjmë apo përmbushim me këtë njeri si President. Jo të përgjigjemi në mënyrë armiqësore, duke thënë se ne nuk na pëlqen ai apo ai nuk na pëlqen ne. Por të gjejmë diçka që ne mund ta bëjmë dhe që Trump do që ta bëjë dhe le të punojmë të gjithë për këtë”, – është shprehur Rohrabacher në një intervistë ekskluzive për “Vizion Plus”.

Kongresmeni republikan Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Europë, ka komentuar për herë të parë deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama kundër Donald Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kur e quajti, turp për civilizimin”.

Rohrabacher shprehet se tashmë, kryeministri shqiptar duhet të pranojë faktin që Trump është President dhe të gjenden mënyrat se si dy vendet mund të bashkëpunojnë.