Dritëro Agolli: Ata nuk duan partine, realizmin socialist, lopën, kecin, pulën. Nuk ju ndihmoj dot.

0

Nga: Ilirjan Blloshmi.

Shkurt dhe pak do flas. Ka qenë viti 1976 kur Nadire Blloshmi (nëna e Vilson Blloshmit) dhe Nergjize Leka (Nëna e Genc Lekës), u nisën nga Berzeshta për në Tiranë, djemte e tyre ishin arrestuar dhe pretenca në Tiranë i kishte dënuar me vdekje. U nisën për të takuar Enver Hoxhën. Pasi mbërritën tek shtëpia e diktatorit, një ushtar i largoi me dhunë. Nuk u lejuan të takoheshin me kriminelin Enver Hoxha. Atë ditë në shërbim ka qenë dhe Petrit Kola, që ju ka thënë.
-Përse keni ardhur këtu moj nëna?
-Na kanë arrestuar djemtë, morem vesh se i kanë dënuar me vdekje.
-Po çfarë kanë bere qe janë dënuar me vdekje?
-Lexojnë libra, shkruajnë vjersha, ku dimë ne te shkretat, ju përgjigjen nënat e Vilsonit e Gencit.
-Dëgjoni mua, shkoni takoni Dritero Agollin një herë, se flitet se ka ndihmuar njerëz ju drejtua Petriti, time gjyshje dhe nënë gjiskes (ashtu i thonin të gjithë, nënë gjiske).

Të dyja nënat gjetën godinën e lidhjes së shkrimtarëve, dhe pyeten për Driteroin. Pasi u afrua (kurrmote era raki e thonte shpesh ime gjyshe këtë frazë)
-He moj të uruara çfarë keni? Çfarë doni?
-Na kanë dënuar djemtë shoku Dritero, na ndihmo.
-E pse i kanë dënuar?
Sepse lexojnë libra, shkruajnë vjersha, ja kështu si ti shoku Dritero. Të lutem na ndihmo. Agolli ju drejtua gjyshes time duke i thënë jam njohur me dosjen e tyre, ata nuk duan, realizmin socialist, nuk duan lopën, kecin, pulën, nuk duan nene parti me shokun Enver në krye. Kështu që nuk ju ndihmoj dot.

Kjo ka qenë një bisedë e vërtetë midis time gjyshje dhe nënë gjiskes, me Agollin. Ime gjyshe deri sa mbylli sytë e kujtonte këtë bisedë dhe thoshte. Sikur ai të kishte thënë një fjalë Vilsoni nënës do ishte gjallë.

Me mjafton kjo bisedë te mos e dua Agollin. Por me mjafton ajo që ai i shkroi diktaturës dhe diktatorit ta urrej Agollin. E pse sepse ai i shkroi diktatorit kurse diktatori ne familjen time bëri.

1-Azis Blloshmi pushkatuar në 26.10.1944.
2-Haki Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
3-Shefqet Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
4-Osman Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
5-Hasan Blloshmi vdes në burg 1982
6-Vilson Blloshmi pushkatuar në 17.07.1977
7-Sami Blloshmi 15 vjet burg.
8-Bedri Blloshmi 20 vjet burg.
9-Hyesn Blloshmi pushkatuar në 14.5.1948.
10-Hajadar Blloshmi pushkatuar në 14.5.1948.

Pra mos me kritikoni pse nuk dua dikë që i ka kënduar dhe shkuar një krimineli si Enver Hoxha.

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author