Vritet një i ri shqiptar në Bari të Italisë.

Aktualitet

Një i ri shqiptar është ekzekutuar në mes të rrugës dhe trupi i tij i pajetë është lënë aty. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Barit, Itali.

Krimi mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin italian, ndërsa viktima është identifikuar si Edvin Sadiku, 32 vjeç, shkruan SYRI.net.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Sadiku është qëlluar për vdekje për një mosëmarrëveshje droge. Ai u qëllua në rrugën “Grumo Appula”, në periferi të qytetit të Barit.

Ai është vrarë me 3 plumba e njëri prej të cilëve në kokë, që ka rezultuar edhe fatal. Në krim mësohet se kanë marrë pjesë 2 autorë, të cilët janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. /SYRI.net